top of page
Progetto_.png

Figura në udhëtim 

midis Perëndimit dhe Lindjes

EGNATIA

Projekti Egnatia është një projekt udhëtimi, takimi dhe shkëmbimi artistik dhe ndërkulturor.
Qëllimi i tij është të rishkruajë rrugën e lashtë që lidhte dhe ende lidh Romën me Stambollin, 

duke vendosur teatrin e figurës si elementin qendror të udhëtimit.
Projekti konsiston në krijimin e një harte të subjekteve aktive në fushën e teatrit të figurës përgjatë këtij itinerari, 

për t’i takuar dhe për t’i përfshirë në një film-dokumentar 

që do të realizohet gjatë udhëtimit dhe do të shpërndahet pas përfundimit të rrugëtimit.

ITINERARI

Itinerari i përshkruar është linja që lidh Romën me Stambollin, duke ndjekur trasenë e
Via Appia (Rrugën Appia) dhe Via Egnatia (Rrugën Egnatia), rrugë mijëravjeçare që ka
lidhur ndër shekuj Detin Tirren, dy brigjet e Adriatikut dhe Egjeun Verior.
Via Appia, e ndërtuar që nga shekulli IV p.e.s., konsiderohej nga romakët "mbretëresha
e rrugëve" dhe lidhte Romën me Brindisin, duke përfaqësuar hapjen e parë të
qytetërimit romak drejtë Greqisë dhe Lindjes. Me kalimin e kohës, ajo u bë një rrugë e
rëndësishme për tregtinë dhe shkëmbimin kulturor.
Via Egnatia, e ndërtuar nga shekulli II p.e.s., ishte një vazhdim i së njëjtës rrugë, duke
lidhur Durrësin me Stambollin dhe duke kaluar përmes territoreve që në antikitet
njiheshin si Iliria, Maqedonia dhe Trakia (sot pjesë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut,
Greqisë dhe Turqisë Evropiane).
Kjo rrugë ka qenë për shekuj të tërë një korridor i rëndësishëm për shkëmbimin e
njerëzve, mallrave, kulturave dhe fetë.

TEATRI I FIGURËS

Në këtë projekt, synojmë ta vendosim teatrin e figurës në qendër të itinerarit. Dy
artistë të teatrit të figurës do të ndjekin këtë rrugë për të krijuar një shkëmbim artistik
dhe kulturor në një hapësirë që ka qenë gjithmonë një vend takimi dhe shkëmbimi.
Do të ndjekim dy linja kryesore.
Shkëmbimi me profesionistët -
Do të krijojmë një hartë të artistëve dhe kompanive
që veprojnë përgjatë itinerarit dhe do të organizojmë takime për: të njohur teknikën dhe stilet e tyre, si tradicionale ashtu edhe bashkëkohore; të vlerësuar trashëgiminë kulturore të teatrit të figurës që ata ruajnë dhe
promovojnë.
Takimi me publikun – Do të realizojmë shfaqje rrugore dhe performanca në
hapësira të administruara nga kompanitë e teatrit të figurës që do të takojmë, duke
krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me banorët e vendeve ku do të kalojmë.

FILM-DOKUMENTAR

Projekti do të dokumentohet përmes një film-dokumentar që do të realizohet gjatë
udhëtimit.
Protagonistët kryesorë të filmit do të jenë dy kukulla, të cilat do të tregojnë historinë
nga këndvështrimi i tyre.
Të mësuar që nga lindja që gjithmonë të vëzhgojnë botën nga brenda një shtëpie druri,
ata do të zbulojnë për herë të parë se ekziston një botë e panjohur jashtë saj.
Ata do të nisin kështu një udhëtim, në kërkim të kukullave të tjera dhe krijuesve të tyre,
duke reflektuar mbi kompleksitetin e shoqërisë njerëzore.

MOTIVIMET

Teatri i figurës është fusha jonë profesionale, pasi kemi themeluar një kompani që
prodhon dhe prezanton shfaqje, si dhe organizon laboratore për të gjitha llojet e
audiencave dhe hapësirave.
Rruga ka qenë teatri ynë i parë, vendi i parë ku kemi performuar dhe ku kemi takuar
publikun tonë, që nga shfaqjet tona të para. Për ne, rruga vazhdon të mbetet një
hapësirë që krijon lidhje dhe frymëzim të veçantë.
Rruga gjithashtu ka qenë vendi i takimit tonë. Në nëntor të vitit 2012, një marionetë e
vogël na bëri të takoheshim në një rrugë të Selanikut, në Greqi.
Kjo marionetë kishte nisur një udhëtim të veçantë nga brigjet e Adriatikut, konkretisht
nga qyteti i Fanos, me synimin për të arritur deri në Detin Kaspik, duke kaluar nga
Selaniku, një pikë kyçe e Rrugës Egnatia.
Rruga Egnatia është një rrugë që e ndiejmë shumë afër, pasi gjatë viteve kemi pasur
rastin ta kalojmë, ta ndjekim dhe ta zbulojmë në mënyra të ndryshme.
Tani kemi vendosur ta përshkojmë të gjithën, me bindjen se do të jetë rruga që do të
udhëheqë hapat tanë dhe do të sjellë takime të reja dhe të çmuara.
Ne duam të dokumentojmë këtë udhëtim me një kamera, që do të ndjekë rrugëtimin e
dy kukullave dhe krijuesve të tyre, duke na udhëhequr nëpër këtë përvojë nga
këndvështrimi i tyre. Më pas, do të ndajmë këtë udhëtim me këdo që dëshiron ta
përjetojë këtë aventurë me ne.

bottom of page